Një 24-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi akuzohet se fshehu rrethanat e plagosjes së tij me armë zjarri në këmbë. I riu dyshohet se nuk dha deklarime të plota për autorin e ngjarjes, i cili sipas policisë, rezulton të jetë shoku i të plagosurit, 22-vjeçari me iniciale E. Sh..

Ndaj 24-vjeçarit është ngritur akuza për “Moskallëzimi i krimit“. Ndërsa shoku i tij është shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Njoftimi i policisë:

Nuk dha deklarim të plotë në Polici, në lidhje me rrethanat e plagosjes së tij me armë zjarri në këmbë, vihet në pranga 24-vjeçari.

Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes së 24 vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të punës  për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2024, bënë arrestimin për veprën  penale “Moskallëzimi i krimit“ të shtetasit të plagosur  A. B., 24 vjeç.

Ky shtetas gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes nuk dha deklarime të plota në lidhje me rrethanat dhe autorin e plagosjes së tij në këmbë me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve Policia ka  shpallur në kërkim shtetasin  E. Sh., 22 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, i cili dyshohet se ka plagosur nga pakujdesia shokun e tij shtetasin A. B.

Vijon puna për kapjen e 22 vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds