Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 17-vjeçar. Sipas bluve, ai është përfshirë në një konflikt me një bashkëmoshatar më 7 janar në fshatin Kullë, ku ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas ngjarjes i riu u shpall menjëherë në kërkim nga policia, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë, është gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka qëlluar në ajër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds