Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për shtetasin K. D., 63 vjeç, banues në fshatin Çermë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një 35-vjeçar.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

•Y. H., 39 vjeç, banues në Berat, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

•E. B., 31 vjeç, banues në fshatin Portëz, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 39 vjeç, banues në fshatin Kurjan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Mallakastër referuan materialet në Prokurori, për shtetasit J. C., 52 vjeç dhe M. C., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Hekal, pasi dyshohet se kanë prerë dru në një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds