Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera pas denoncimit të bërë nga shtetasi E. H., se në banesë i kishin vjedhur një shumë parash, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve M. F., 39 vjeç dhe E. Q., 42 vjeç, të dy banues në Fier.
Vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 45 vjeç, banues në Cakran, Fier, pasi gjatë kontrolleve në banesë, iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, si dhe iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu që posedohej pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.