Shtatë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra te ndryshme. 4 prej të arrestuarve janë vënë në pranga për lendë narkotike. Një 43-vjeçar është vënë në pranga pasi ka thyer masën e “Arrest në shtëpi”.

Ai ishte dënur me 2 muaj burgim, për vjedhje.  Një tjetër person është vënë në pranga pasi ka thyer masën e arrestit në shtëpi. Një 24-vjeçar u prangos pasi u kap me armë të ftohtë me vete. 

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim F. K., 30 vjeç, pasi më datë 09.02.2024, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, gjetën 86 gramë Cannabis;

Po nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 28 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën dhe i sekuestruan një sasi Kokaine dhe një sasi Cannabisi; Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi K.B,31 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit Nr.1, i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde narkotike Kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim K. Ll., 43 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 2 muaj burgim, për vjedhje; Si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Y.S, 50 vjeç, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, arrestuan në flagrancë shtetasin K.A, 28 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, arrestuan në flagrancë shtetasin M.B, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë(dorezë metalike). Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.7, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds