Argita Malltezi, e bija e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se nuk ka asnjë veprim hetimor të lidhur me Berishën.

Në një konferencë për shtyp ajo u shpreh se ndërkohë që kryedemokrati mbahet në arrest shtëpie, asnjë fakt i ri nuk ka dalë nga hetimet.

“Jemi këtu në lidhje me masat e kufizimit të lirisë që janë vendosur ndaj kreut të PD, më 20 tetor të vitit 2023.
Konkretisht masës së ndalim daljes nga vendi dhe detyrim paraqitje.
Në këtë ankim ne kemi parashtruar shkeljet kushtetuese të kryera gjatë gjithë procesit nga SPAK dhe nga gjykatat në dhunim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të standardeve të një gjykimi të drejtë dhe të ndershëm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds