Data 6 korrik ka shënuar ardhjen e trenit në stacionin e Lushnjes pas disa vitesh mungesë. Transporti publik dhe i mallrave,dikur një pikë e fortë e Hekurudhës Shqiptare është reduktuar sot vetëm në disa destinacione të cilat nuk përbëjnë pika strategjike të transportit të individëve ose te mallrave.

Hekurudhat janë në situatë amortizimi dhe kanë nevojë për një rinovim urgjent të infrastrukturës, megjithatë për fat të mirë kanë nisur investime në disa akse kryesore. Pjesa e cila ka pasur mungesë investimesh  nga Rrogozhina në Lushnje tashmë është funksionale.

Sot është hera e tretë që nga fillimi i muajit korrik që treni vjen në stacion. Godina e stacionit ku janë zyrat është në rikonstruksion dhe treni  funksionon dy ditët e fundjavës të shtunë e të djelë me orar 8 e 45 në Lushnje nga Rrogozhina e 15 e 45 nga Lushnja drejt Rrogozhinës.

Sipas burimeve nga Hekurudha Shqiptare investimet dhe vendosja serish në funksion e trenit ndodh për shkak se kërkohet të konsolidohet transporti të paktën këtë sezon veror drejt plazhit të Golemit. Pavarësisht situatave në këtë sektor, duhet një impuls i ri i fuqishëm në transportin publik dhe të mallrave dhe Hekurudha Shqiptare mund t’a bëjë me kosto disa herë më të ulëta sesa llojet e tjera të transportit.

Rreth 70 për qind e punimeve fizike për ndërtimin e hekurudhës në aksin Tiranë-Durrës kanë përfunduar, si dhe 90% e veprave të artit që janë pjesë e këtij projekti me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza”. Pritet që investimi të zgjerohet në të gjithë Shqiperinë por burimet zyrtare ende nuk kanë vendosur se kur do të ndermerren këto masa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds