Apollonia vijon të mbetet një ndër parqet arkeoologjike më të vizituar në vendin tonë, dhe frekuentimi është i lartë nga vizitorët vendas e të huaj.
Sipas drejtoreshës së këtij parku Ornela Dyrmishi, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka një rritje me 20% të numrit të vizitorëve, e kjo lidhet edhe me heqjen e masave shtrënguese pas situatës pandemike.
Fieri në tërësinë e tij synon kthimin në një destinacion turistik jo vetëm për turizmin arkeologjik, por edhe atë bregdetar e agroturistik, duke u përfshirë në guidat e vizitorëve vendas e të huaj, ndërsa gjatë muajve të verës pritet edhe nisja gërmimeve të reja, për të sjellë gjithmonë e më shumë objekte për t’u parë nga vizitorët.