Në këtë festival marrin pjesë 12 ansamble të këngës qytetare nga e gjithë Shqipëria. Për ansamblin e qytetit të Lushnjës ishte viti i 14-të që merr pjesë në konkursin e këtij festivali të kengës popullore qytetare. Valbona Hekurani organizatore e këtij ansambli, në një intervistë për televizionin tonë shprehet ndër të tjera se paraqitja e ansamblit lushnjar në festivalin e Elbasanit është një pjesëmarrje dinjitoze . Dhe ku risi është pjesëmarrja e këngëtarëve si Erisa Xharo dhe Ria Malo, si dhe orkestra brilante e përbërë prej 10 instrumentistë nën drejtimin e Beniamin Ademit.
Ansambli i qytetit tè Lushnjës konkuroi në festival me 5 këngëtarë: Valbona Hekurani, Gëzim xhaxhai, Servet Jeshili dhe dy këngëtaret e reja. Ndërkohë që ngjitja në skenën e festivalit i asamblit të Lushnjës. Ngriti peshë gjithë publikun elbasanas të cilët duartrokitën me shumë dashamirësi artistët lushnjarë. Një vlerësim të madh nga publiku mori edhe kënga e kënduar nga këngëtarja Valbona Hekurani.
Sakaq vetë artistët lushnjarë presin vlerësimin më të mirë nga juria e këtij festivali.