Përmes një njoftimi zyrtarë, federata britanike ka konfirmuar se trajneri 53-vjeçar nuk do të jetë më trajneri i “Tre Luanëve”.
Në 8 vitet që drejtoi kombëtaren angleze, Southgate e dërgoi dy herë në finalet e Kampionatit Europian Anglinë, por pa arritur që të marrë trofeun.
Pas finales së 2021 ku Italia fitoi pas goditjes së 11-metërshave, edhe ndaj Spanjës të dielën skuadra e Southgate u mund 2-1 në kohën e rregullt. Kritikat për paraqitjen e Anglisë në këtë Europian ishin të shumta, ndonëse skuadra shkoi deri në finale.
Drejtuesit dhe trajneri kanë pasur një takim dhe është marrë vendimi për të ndërprerë bashkëpunimin, e tashmë do të nisë një projekt i ri. 53-vjeçari e ka drejtuar 102 ndeshje, duke marrë 64 fitore, 20 barazime dhe 18 humbje. Southgate punonte në Federatën Angleze që nga viti 2021, fillimisht si drejtor i akademisë e më pas si trajner i skuadrës së 21-vjeçarëve para se të merrte drejtimin e ekipit të parë në vitin 2016.
Krahas dy finaleve të humbura në kampionatet europiane, Southgate e udhëhoqi Anglinë dhe në gjysmëfinalet e botërorit të 2018. Trajneri i ri pritet që të caktohet brenda pak javëve, pasi Anglia do të nisë përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që do të nisin në shtator.