Një grup grabitësish shqiptarë, mes tyre babë e birë, udhëtuan nga Laçi për tu futur ilegalisht në Angli. Prokuroria angleze thotë se ata në harkun kohor të 4 muajve grabitën 33 shtëpi.
Viktimë e grabitjes ishte ylli i kombëtares angleze, dhe futbollist i Chelsit, Raheem Sterling nga shtëpia e të cilit, morën 10 ora të shtrenjta Rolex me vletë 300.000 stërlina.
Daily Mail raporton se një familje hajdutësh shqiptarë përdorën një shkallë për të hyrë në shtëpinë e Raheem Sterling. “Skifterët” shqiptarë po ashtu vodhën edhe shtëpitë e disa futbollistëve të tjerë në Surrey, Essex, Kent dhe Hertfordshire.
I vetmi i arrestuar nga banda e grabitësve shqiptarë është Emiliano Krosi, 24 vjeç i cili ka dalë përpara një gjykate nga ku ka pranuar vetëm 15 nga 33 grabitje për të cilat akuzohet. Të akuzuarit e tjerë që të gjithë kushërinjtë të Emiliano Krosit ikën nga Anglia për t’i shpëtuar dënimeve.
Sipas prokurores së çështjes ky grup grabitjen e parë e realizuan në 12 Nëntor 2022 dhe të fundit në 15 Mars 2023.
Shqiptarët Gerrard Kalaja, Henri Osmani dhe Alfred Isufi ishin pjesë e skuadrës në këto 33 grabitje shtëpish. Në një prej shtëpive të grabitura policia gjeti ADN të Gerrard Kalasë, Alfred Isufit dhe babait të tij.
Amiliano Krosi bashkë me të tjerët do të arrestoheshin në zonën Kent, më 27 Janar 2023 me akuzat për grabitje por u lanë me detyrim paraqitje. Në një shtëpi ku ata jetonin në lagjen Harrow të Londrës policia gjeti £6,000 cash, shumë bizhuteri, një kuti me vegla për hapje dyersh.
Kur policia arrestoi Emiliano Krosin për të dytën herë, në telefonin e tij u gjetën biseda me disa shqiptarë të tjerë të cilëve u shiste orët Rolex dhe Cartier të vjedhura.