Ambasadori i Brazilit në Shqipëri João Tabajara de Oliveira Junior ka qënë i pranishëm në qytetin e Lushnjës ku është pritur në ambjentet e Bashkisë nga kryetarja zonja Eriselda Sefa. Ambasadori është njohur nga Kryetarja me pozicionin gjeografik, historik dhe kontributin e trevës së Myzeqesë në shtetformim dhe resurset njerëzore natyrore e ekonomike. Gjatë takimit zonja Sefa i ka dhuruar ambasadorit De Oliveira simbolin e qytetit të Lushnjës i përfaqësuar nga “Shtëpia Muze” e Kongresit të Lushnjës. Në përfundim të këtij takimi është rënë dakord për ngritjen e grupeve të ekspertëve nga Bashkia e Lushnjës dhe Ambasada e Brazilit për të parë fushat e bashkëpunimit, kryesisht në sferën e bujqësisë por edhe sfera të tjera.