Albin Kurti vijon të akuzojë Serbinë, për agresion dhe se sipas tij po pret momentin për të hyrë në Kosovës.  Këtë pretendim ai e mbështet në faktin se Serbia ka ngritur shumë baza ushtarake në kufi me Kosovën, teksa për këtë kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët.

Në një intevistë të përbashkët me ish-gjeneralin Ëesley Clark dhënë për CNN, Kurti kërkon që ndërkombëtarët të ndërhyjnë për t’I bërë presion Serbisë që të largojë bazat ushtarake nga kufiri.

Fqinji ynë Serbia është shumë agresiv ndaj Kosovës, fillimisht duke mos e njohur si shtet të pavarur. Krahas kësaj është e angazhuar në luftë hibride dhe bën stërvitje ushtarake në kufi. Ka 48 baza operative përreth kufirit duke pritur për një dritare mundësie.

Ajo çfarë kërkojmë nga partnerët perëndimorë është që t’i bëjnë presion Beogradit që t’i tërheqin këto baza, që secila ka 50-150 ushtarë”, është shprehur ndër të tjera Kurti. Ai e krahason Serbinë me Rusinë, që nuk njohin defakto dhe de jure fqinjtë për shkak se kërkojnë të zgjerojnë territoriret e tyre.

Në aspektin historik, kulturor dhe operacional, Kremlini dhe Beogradi e kanë imituar njëri-tjetrin, tha më tej Kurti. “…prandaj jemi të shqetësuar sepse është në interesin e Kremlinit që të përhapë konflikte të tjera në Evropë përmes bashkëpunëtorëve të tij. Dhe Serbia në Ballkan është shtet hegjemonist dhe njëkohësisht bashkëpunëtore e Rusisë”, ka shtuar ai.

Kurti po ashtu ka vlerësuar NATO-n, pa të cilën nuk do kishim Kosovë të pavarur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds