Një 59-vjeçar nga Rusia, është vënë në pranga në pikën kufitare të Muriqanit.

Ai po tentonte të hynte në vendin tonë, por në kuadër të operacionit të koduar “Moscow”, u bë e mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimin në Rusi.

Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *