Një turist finlandez ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Rodos të Greqisë pasi është përplasur për vdekje nga automjeti që drejtohej nga një shqiptar.

Rreth orës 05:30 minuta, automjeti tip “Peugeot” i drejtuar nga Banush Aliaj, 34 vjec, lindur në Berat e banues në Rodos, teksa qarkullonte në aksin Rodos-Kallithea, në drejtim nga Rodos në Faliraki, në lartësinë e km 15 të rrugës Rodos-Kallithea, përballë hotel “Sun Pallace”, ka goditur shtetasin finlandez Juha Markuu Antero Toivonen, 47 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur gjatë përpjekjes së viktimës për të kaluar vertikalisht rrethin Rodos-Kallitheas, nga një pikë ku nuk ka vendkalim për këmbësorët. 47 vjecari është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos, ku është konstatuar vdekja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds