Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e djshme në aksin rrugor Fier – Seman. Një automjet tip “ Benz” êshtë përplasur me një motor duke i shkaktuar dëmtime të rënda drejtuesit të tij, Vladimir Sema.

64- vjecari nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje arriti policia dhe grupi hetimor i cili po kreu të gjitha veprimet proceduriale pë të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti vdekjeprurës.

Ky aks rrugor gjatë verës ka një fluks të madh automjetesh të cilat i drejtohen bregdetit dhe jo në pak raste aksidentet kanë qënë me pasoja fatale.Ndërkohë banorët e zonës janë shprehur tepër të indinjuar nga vdekja e bashkëfshatarit të tyre që u përball me parakalimin e gabuar të automjetit i cili e goditi pasi i kish bllokuar krahun e lëvizjes duke e rrëzuar në kanalin anësor të rrugës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds