Një tjetër aksident ka ndodhur në Fier, në aksin rrugor “Fier-Patos”, rreth orës 21:50, shtetasi B. B., 43 vjeç, banues në Fier, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit që drejtonte dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë në spital pasagjeri, shtetasi E. B., 40 vjeç, banues në Fier, si edhe është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i motomjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Nisur nga rastet e shtuara të aksidenteve rrugore, policia ka apeluar për ulje të shpejtësisë në rrugë, e cila është shkaktare për vdekjet në rrugë.

Policia apelon drejtuesit të respektojnë rregullat duke mos drejtuar mjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

E rëndësishme është vendosja e rripit të sigurimit dhe mos përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit.

 “Përqendrohu në timon!Familja ka nevojë për ty! Policia qendron në rrugë për të të këshilluar dhe për të të ndihmuar. Qëllimi i vetëm i Policisë Rrugore, mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të përdoruesve të rrugës”-apelon policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds