Aksidentet vazhdojnë të përgjakin rrugët e Lushnjës. Dy mjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në qëndër të Fiersheganit. Përplasja ndodhi midis një mjeti tip Audi më targa italiane os392 jv dhe një kamionçine transporti tip Benz me targa aa 316 XL. Dy drejtuesit kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake përplasja ka ndodhur në orën 5 e 30 të mëngjesit për shkak të mos dhënies së përparësisë. Policia në vendngjarje po disiplinon trafikun dhe po heton mbi shkaqet ë aksidentit.
Ndërsa dje në rrugën rurale Divjakë- Lushnjë një aksident tjetër shkaktoi vdekjen e pasagjerit dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit të makinës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Stravecit. Dy të rinjtë që udhëtonin nga Divjaka drejt Lushnjës kanë përfunduar në kanalin kullues . Makina tip Porsh që drejtohej nga Mariglen Laboti ka dalë jasht kontrollit dhe pasi ka thyer barrierën e hekurt ka përfunduar në kanal. Për pasojë pasagjeri Daniel Sharka ka gjetur vdekjen dhe Mariglen Laboti është transportuar më urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Policia në vendngjarje po heton për shkaqet e aksidentit ndërsa nga të dhënat e para dyshohet së humbja e kontrollit ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë.