Një 28 vjeçar nga Ngurrëza e Lushnjës është aksidentuar për vdekje teksa po shkonte në punë rreth orës 02:30 min. të mëngjesit.
Sherif Metushi po udhëtonte me motorr, ndërsa u përplas përball me një furgon që drejtohej nga një 32 vjeçar i cili po transportonte punëtorët për në një pikë grumbullimi.
Përplasja ka qënë e fortë çka solli vdekjen e menjëhershme të 28 vjeçarit.
Banorët thonë se automjetet kalojnë me shpejtësi në këtë rrugë, pasi këtu mungon edhe sinjalistika.
Policia e Lushnjës ka ndaluar drejtuesin e furgonit Arben Shehin 32 vjeç që dyshohet se ishte shkaktari i ngjarjes tragjike si dhe ka marrë në pyetje punëtorët që ishin brenda mjetit .