Policia ka reaguar lidhur me aksidentin në aksin rrugor Mjedë–Bushat në Vaun e Dejës, ku humbën jetën dy persona.

Në automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka përplasur dy këmbësorët Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga. Një prej tyre ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. 

Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të policisë. Pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63  vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. 

Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds