Një aksident ka ndodhur sot në orët e para të kësaj dite duke lënë pas një të plagosur në moshën 65 vjeçare. Personi ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe mendohet se në momentin e përplasjes ka qenë duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën.
Mjeti tip Volvo me targa AB 190 ON ka përplasur personin në fjalë me pasqyrë duke e çekujlibruar dhe duke e hedhur në anën tjetër të rrugës.
Nga përplasja është lënduar shtetasi Hasan Turku rreth 65 vjeç. Turku është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku po merr kujdesin e duhur nga mjekët. Gjendja e tij është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po dokumenton ngjarjen dhe provat dhe po disiplinon trafikun. Dyshohet se 65 vjeçari i ka dalë përpara papritur mjetit tip Volvo që e ka goditur me pasqyrë.
Aksi rrugor i njohur si unaza e Lushnjes është rikonstruktuar së fundmi si zgjidhje për trafikun qytetas dhe mjetet levizin me shpejtësi të lartë,kryesisht gjatë mbrëmjeve.