Motoçikletat vazhdojnë të jenë burim aksidentesh në rrugët rurale. Paraditen e sotme në rrugën Ngurrëz-Imshtë motoçikleta me një motomjet janë përplasur.
Motomjeti hynte në parcelë për të ngarkuar grurin ndërsa motorri me dy persona është përplasur në asfalt duke aksidentuar rëndë drejtuesin Emirjon Baho 40 vjeç dhe shokun e tij Agim Plaka 60 vjeç.
Si rezultat i përplasjes në rrugë drejtuesi i motocikletës dhe bashkudhëtari i tij janë dëmtuar rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Lushnjës.
Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Javët e fundit në këtë segment rrugor pati dhe një hunbje jete, kur një motoçiklet u përplas me një furgon.
Shpejtësia tej normave dhe mosvendosja e kaskës jane dy elementë të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre.
Dy të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds