Aksident në rrugën nacionale Berat- Lushnjë në afërsi të fshatit Barbullinjë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe në të u përfshinë dy automjete nje furgon mallrash dhe nje fuoristradë tip BMV.

Mjeti tip BMV me targa ab 424 hs i ka prerë rrugën furgonit me targa ab181 ht, në kohën që fuoristrada ka dalë nga një biznes në anë të rrugës, drejtuesi është futur menjëherë në rrugën kryesore duke shkaktuar përplasjen.  Nga përplasja është plagosur rëndë drejtuesi i BMV i cili është dërguar në spitalin e Lushnjës për mjekim. Kurse  drejtuesi i furgonit është marrë në pyetje nga policia për sqarimin e aksidentit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se:  “Sot rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në vendin e quajtur Barbullinjë, shtetasi L. Y., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një automjet tip “BMW” me drejtues shtetasin A. B. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit“.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds