Rreth orës 10 të ditës së sotme, në rrugën hyrëse veriore të qytetit të Lushnjës ndodhi një aksident me pasoja të rënda për shëndetin e dy shtetasve.

Drejtuesi i motocikletës Ledion Duro i cili vinte nga Plugu dhe udhëtonte normalisht drejt qytetit, pikërisht  pranë  tregut të shumicës të fruta perimeve gjendet  në vështirësitë e të papriturës kur i del përpara mjetit këmbësori Gramos Xhumari nga Karbunara dhe si pasojë e goditjes ballore, të dy shtetasit e shohin veten të shtrirë në asfalt me probleme të rënda shëndetësore.

Persona të rastësishëm njoftojnë menjëherë ambulancën dhe policinë rrugore të cilët mbërrijnë në vendngjarje duke u dhënë edhe ndihmën e parë të aksidentuarve.

Ndërkohë që ambulanca i transporton të dy të plagosurit  në spitalin e qytetit, policia rrugore bllokon qarkullimin e lëvizjes së automjeteve në sensin ku ndodhi aksidenti dhe orienton lëvizjen e automjeteve për hyrje në qytet në korsinë paralele.

Sipas informacionit që televizioni 4 plus mori nga spitali i qytetit tonë, të dy shtetasit e aksidentuar, për shkak të frakturave të  theksuara, janë transportuar në spitalin e traumave në Tiranë dhe aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds