Një aksident ka mdodhur në rrugën rurale të fshatit Bubullimë. Mjeti tip vw Turan me targa AA 916 OP ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar për dhjetëra metra në kanalin anësor. Janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës drejtuesi i mjetit një shtetas 40 vjeçar dhe dy persona të tjerë që udhëtonin me të.
Sipas mjekëve të tre janë jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu kanë arritur menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit si dhe për disiplinimin e qarkullimit në këtë aks.
Të lënduarit po marin mjekim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip fuoristradë me targa të huaja i ka ngushtuar rrugën mjetit tip Volkswagen që ishte në manovër parakalimi dhe për pasojë ka përfunduar në kanal.