Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrjen jugore të Lushnjës. Një automjet tip Benz me targa AB 535ME ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk dihen dhe ka përfunduar duke rënë në përroin e Lunjës.
Rrjedha e ujit e ka nxjerrë mjetin nga ana tjetër ku disa persona që punojnë në bizneset aty pranë kanë nxjerrë shëndoshë e mirë pa lëndime drejtuesin që është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se drejtuesi i mjetit është ,një 26-vjeçar ,banues në Vlorë.
Policia dhe zjarrfikësit e Lushnjës kanë arritur në vendngjarje.
Është kryer kontrolli në mjet dhe nuk ka pasur persona të tjerë veç drejtuesit.
Policia ka disiplinuar trafikun në kushte të vështira për shkak të reshjeve dhe ka hetuar për shkaqet që çuan në daljen nga rruga të mjetit.