Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë. Në orët e para të mëngjesit, pranë varrezave të dëshmorëve, një automjet tip Audi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur makinat e parkuara anash rrugës. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pesë automjete.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe vetë drejtuesi i Audit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ka qenë shpejtësia e Audit që ka shkaktuar humbjen e kontrollit dhe përplasjen me mjetet e parkuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds