Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme pranë mbikalimit të Patokut. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në autostradën Fushë Milot-Mamurras. 

Si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur, teksa bëhet me dije se janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore nga autoambulanca e Kurbinit. 

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe shkaqet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds