Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00. në rrugën nacionale Lushnjë- Berat në afërsi të Fier-Sheganit. Mësohet se 62  vjeçari Etem Bushi që udhëtonte me një motomjet elektrik duke dalë nga rruga dytësore është përplasur me një mjet tip Toyota me drejtues shtetasen me inicialet E. Ç që udhëtonte në drejtim të Lushnjës. Si rezultat i përplasjes motomjeti është ndarë në dysh dhe drejtuesi ka marrë plagë të rënda.

 Etem Bushi është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore për plagët e rënda. Uniformat blu kanë ndaluar drejtuesen e mjetit dhe po punojnë për dokumentimin e ngjarjes dhe disiplinuan trafikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds