Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “ Sheq i Madh” në Fier.

Një person i cili po udhëtonte me bicikletë është goditur nga një makinë duke u dëmtuar.

Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja , ndërsa i dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe kapjen e autorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds