Një aksident ka ndodhur në autostradë, në bay passin e Lushnjës. Dy mjete në tentativë parakalimi janë fërkuar me njëra-tjetrën, ku njëri ka mundur të qëndrojë në rrugë ndërsa tjetri ka dal jashtë autostradës dhe ka përfunduar në mjediset e jashtme të një biznesi. Fatmirësisht nuk ka lëndime të personave që udhëtonin në të dyja mjetet, por ka vetëm dëme materiale. Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje, pasi disiplinoi trafikun, vazhdoi me dokumentimin e ngjarjes duke pyetur vetë personat sesi ka ndodhur aksidenti për të zbardhur shkaqet e tij. Sipas dyshimeve paraprake një prej mjeteve tip fuoristradë ka qenë në manovër parakalimi dhe mjeti tjetër tip Benz e ka goditur nga pas. Mjeti tip fuoristradë është përplasur fillimisht me barrierat mbrojtëse të betonit e më pas ka përfunduar dhjetëra metra larg.

Gjatë fundjavës autostrada ka qënë tepër e ngarkuar me lëvizje mjetesh për shkak edhe të frekuentimit të plazheve.

Gjithashtu një person u lëndua në hyrje të lagjes Karbunarë. Bashkim Pepa banor i kësaj lagje ishte duke udhëtuar me biçikletë për në banesë në korsinë e biçikletave, por humbi ekuilibrin dhe u rrëzua duke dëmtuar rëndë kokën nga përplasja me asfaltin. Menjeherë është njoftuar ambulanca që e transportoi në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë. Policia rrugore dhe e rendit dokumentoi rastin dhe disiplinoi trafikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds