34 vjeçari Emiljano Cauli banues në kemishtaj të bashkisë Divjakë duke udhëtuar me motoçikletë ka humbur kontrollin duke u perplasur me barrierën ndarëse të autostradës.
Cauli është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës ku ndodhet nën kujdesin e mjekeve në repartin e kirurgjisë. Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe po disiplinojnë trafikun.
Nga të dhënat paraprake 34 vjeçari ishte nën efektin e alkoolit dhe nuk mbante kokore mbrojtese në kokë.
Plagët e marra janë të shumta por mjekët pohojnë se është jashtë rrezikut për jetën
Motoçikleta e këtij lloji nuk lejohet të udhetojë në autostradë pasi nuk përmbush parametrat për të levizur në këtë lloj rruge.