Një automjet tip Opel Astra me targa AA506 IB ka dalë nga rruga dhe është përplasur me dy makina të parkuara pasditen e djeshme . Përplasja e mjetit tip Opel me dy mjetet e tjera tip Ford dhe Seat ka vetëm dëme materiale.
Në automjet udhëtonin 4 familjarë dhe asnjë prej tyre fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë -Lushnjë disa qindra metra para rrethrrotullimit të Plukut. Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të nxjerrë në pah shkaqet e aksidentit. Nga të dhënat paraprake është mësuar se drejtuesi i mjetit tip Opel ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga .
Kjo është një pjesë e autostradës ku shpejtësia e lëvizjes është tepër e lartë dhe pse ka sinjalistikë që të detyron uljen e shpejtësisë.Aksidentet në këtë segment rrugorë kanë qenë në shifra të larta kohëve të fundit.