Në aksin rrugor “Sarandë-Krane”, punonjësi i Stacionit të Policisë Livadhja, inspektor D. M., duke drejtuar automjetin e Policisë tip “Land Rover”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Sipas njoftimit të policisë, nga kryerja e testit të alkoolit, inspektoi i Policisë rezultoi 0.00 mg/l.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds