Një aksident ka ndodhur sot në mesditë në aksin rrugor Pushimi i Shoferit – Divjakë me pasojë plagosjen e dy personave. Dy mjete janë përplasur në kthesën e cila ndan fshatrat Mizë e Zharrnec të Bashkisë Divjakë. Mjeti top Alfa Romeo me targa aa081pe me një w turan me targa sa539po.
Dy te plagosurit më rëndë që udhëtonin me mjetin tip Alfa Romeo kanë qënë burrë e grua dhe janë dërguar në spitalin e Lushnjës, ndërsa dy personat me mjetin tip ww janë lënduar lehtë dhe kanë marrë ndihmën mjekësore në Qëendrën Shëndetësore Divjakë.
Polica po heton shkaqet e aksidentit dhe dyshohet paraprakisht se shkak ka qenë shpejtësia dhe kthesa në rrugën ku janë përlasur
Segmenti rrugor Pushimi I Shoferit- Divjakë frekuentohet nga një numër tepër i lartë mjetesh jo vetem të turistëve dhe emigrantëve, por edhe nga pushuesit e zonës se Beratit e Kuçovës qe zgjedhin Divjakën si destinacion pushimi këtë verë.