Një automjet tip Audi ka dalë nga rruga në autostradën Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Kafaraj. Mësohet se në drejtimin e mjetit ka qenë një grua e cila menjëherë pas aksidentit është dërguar në spitalin e Fierit. Sipas bluzave të bardha drejtuesja e mjetit është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se gruaja kthehej në Shqipëri nga Greqia. Dyshimet e para janë se shkaku i daljes nga rruga ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara.