Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur. Bëhet me dije se dy automjete një “BMW” dhe një “Audi” u përplasën dhe viktimë mbeti drejtuesi i automjetit tip “BMW”, ndërsa shoferi tjetër u plagos dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. C.,është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “BMW”, shtetasi A. C., dhe ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi” shtetasi K. L., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.