Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm  në rrugën nacionale Berat -Lushnjë.

Aksidenti ka  ndodhur rreth orës 04:00 . Ku janë përfshirë dy automjete një tip smart me targa AB 363 KO  dhe një tip Toyota me targa AB 165 LH .Të dy mjetet të cilët udhëtonin në kahe të ndryshem janë goditur me njëra tjetrën në pjeset anësore ku me pasë kanë përfunduar në kanalet kulluese përgjatë rrugës.Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policisë  për nxjerjen e personave që ndodheshin në automjete.

Nga ky aksident janë plagosur 5 persona mes tyre dhe drejtuesit e mjeteve ,të cilët ndodhen  nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave paraprake dy drejtuesit e mjeteve kanë kryer manovër të gabuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ndërsa blutë e qarkullimit kanë disiplinuar trafikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds