Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur “Ura e Bacinozit”. Një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Burimet paraprake bëjnë me dije se në automjet po udhëtonte një çift bashkëshortësh të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat policore dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Fier-Seman”, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.