Një automjet tip BMW me targa AB 507 DT ka dalë nga rruga mbremjen e djeshme, në aksin rrugor krutje pushimi i shoferit tek vendi I quajtur “kthesa e zhymit”

 Si pasoje e impaktit te fuqishem dhe e plageve te marra, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit E.K 28 vjeç nga Divjaka.

 Mjeti dyshohet se eshte perplasur me shtyllen e tensionit te larte dhe ka përfunduar në një grumbull hekurash. Është dashur me shumë se një orë që personi që drejtonte mjetin te nxirrej nga automjeti I demtuar, me ndihmën e zjarrfikësve dhe punonjësve të policisë së shtetit dhe qarkullimit.

Si shkak paraprak policia dyshon shpejtësin tej normave te lejuara. Automjeti ishte marrë me qera në një kompani në Lushnje. Theksojmë se vendi ka ka ndodhur aksidenti është një pikë e zezë në hartën e aksidenteve me fatalitete të shumta kryesisht për shkak të shpejtësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds