Një aksident me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë- Karbunarë. Një motoçikletë është përplasur me një biçikletë në korsinë e ndarë që shërben vetëm për biçikletat në këtë rrugë.
Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen drejtuesi i biçikletës Fitim Xhafa, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Ambulanca dhe policia kanë mbërritutr menjëherë në vendngjarje, ndërsa pritet ekspertiza e policisë për të dokumentuar ngjarjen.
Policia rrugore ka disiplinuar trafikun e rënduar për shkak të këtij aksidenti. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, drejtuesi i motoçikletës ishte duke shkuar në drejtim të Lushnjës dhe ka përplasur biçikletën duke lënë të vdekur personin që udhëtonte me biçikletë.
Ky aks rrugor prej disa vitesh ka në njërën anë të tij bordura të vogla që ndajnë qarkullimin e mjeteve nga biçikletat dhe shpesh herë këto bordura janë bërë shkak për aksidente ku ky i sotmi ka kushtuar një jetë.