Tre mjete janë përfshirë në një aksident mesditën e sotme në autostradë në afërsi të fshatit Dushk.

Paraprakisht dyshohet se një kamion me targa maqedonase i ka prerë rrugën mjetit tip Audi me targa AB 963DT që kishte hyrë në korsinë e parakalimit. Po kështu dhe furgoni me targa AB 411 CM është përplasur me kamionin. Pas përplasjes Audi ka përfunduar në mes të rrugës i kthyer përmbys.

Një e moshuar që udhëtonte në mjetin tip Audi të drejtuar nga vajza e saj, ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve në spitalin e Lushnjës. Drejtuesja e Audit si dhe dy drejtuesit e tjerë të mjeteve të përfshirë në aksident nuk kanë marrë lëndime.

Policia po disiplinon trafikun dhe po kryen procedurat për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *