Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin Fier Seman në segmentin rrugor të “Fermë Çlirim” rreth orës 18:20. Si rezultat i këtij aksidenti janë përplasur tre mjete. Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. R.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital e Fierit dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në të dyja anët e rrugës, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds