Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qyteti të Vlorës pas mesnate me protagoniste katër vajza që janë plagosur.

Makina e tyre Benz është përplsur me një bordurë dhe me tabelat e sinjalistikës e për pasojë, të katërta janë dëmtuar.

Sipas burimeve njëra prej tyre ka pësuar çarje në kafkë, tjetra ka thyer duart e këmbën; një tjetër dëmtime në mushkëri.

Drejtuesja e mjetit po ashtu ka pasur dëmti dhe është shoqëruar në komisariatin e Vlorës. Shkak i aksidentit që fatmirësisht nuk pati të vdekur ka qenë shpejtësia e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds