Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme  në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit kasht-bardhë.

 Një automjet me targa AA 976 JB tip Lancia ka dalë nga rruga në një kthesë e rrezikshme dhe për pasojë ka përfunduar në kanalin anës rrugës.

 Ambulanca ka mbërritur në vendngjarja dhe ka transportuar drejtuesin e mjetit në spitalin e Lushnjës , i cili është jashtë rrezikut për jetë nën kujdesin e mjekëve.

 Identiteti i tij nuk bëhet i ditur.  

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbluluar shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *