Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e djeshme, ku një 40-vjeçar ka mbetur viktimë si pasojë e përplasjes.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Divjakë-Gradishtë”, në vendin e quajtur “Mëhallëz”, ku automjeti tip “Benz” me drejtues 56-vjeçarin me iniciale Q. Ç. banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues 40-vjeçarin me iniciale B. E. banues në Kamenicë, Divjakë.
Pas përplasjes shtetasi B.E ka ndërruar jetë.
Në vengjarje kanë mbërritur forca e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.