Aksident me pasojë plagosjen e  katër shtetasve ka ndodhur mbrëmë në orën 21:20, në aksin e rrugës nacionale Fier – Patos në vendin e qujatur ‘Kthesa e Patosit”.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se në këtë aksident automobilistik u përfshinë dy automjete,  një mjet tip “Ford ” me targa AB 864 DM, drejtuar nga shtetasi T. Rr., banues në Patos  dhe një mjet tip “Benz” me targa AB 500 EU, drejtuar nga shtetasi G. G., 20 vjeç, banues në Belinë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerët në mjetin tip “Ford”, shtetasi I. Rr. dhe shtetaset Sh. Rr. dhe L. Rr.

Tre autoambulanca të urgjencës të spitalit rajonal Fier shkuan në vendngjsrje për të marrë të plagosurit e për t’u dhënë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e këtij spitali.

Burime nga bluzat e bardha të spitalit rajonal Fier pohuan se 4 të plagosurve  iu kryen ekzaminimet, por nuk ishin të plagosur rëndë

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të policisë rrugore dhe ekspertët e kriminalistikës për të zbardhur rrethanat e ndodhjes së aksidentit  dhe  cilat kanë qënë shkaqet e përplasjes së mjeteve. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *