Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në Divjakë. Një automjet tip “Fiat panda” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin vaditës përgjatë rrugës. Drejtuesi i mjetit rreth 55 vjeç, është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Mjeti ka dalë nga rruga në aksin rrugor Pushimi i Shoferit- Divjakë ne vendin e quajtur pishat e Babunjës.

Sipas banorëve të zonës që e ndihmuan drejtuesin e mjetit te dilte nga mjeti, gjendja e tij nuk është e rëndë. Kjo pjesë e rrugës për në Divjakë është piktoreske por me shumë kthesa. Rreth një vit më parë një i ri humbi jetën kur mjeti i tij përfundoi në kanalin përbri rrugës.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Aksidentet nuk kanë të ndalur  në territorin në Lushnjë, madje edhe në vende të pazakonta siç ishte aksidenti tek varrezat. Policia rrugore shpesh ka marrë masa dhe ka paralajmëruar drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, të mos kryejnë parakalime, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos pinë alkol kur janë në timon, se një pakujdesi e vogël të merrë jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *