83-vjeçari që plagosi të birin me çifte gjatë një konflikti për motive të dobëta në Pogradec, është shprehur përpara grupit hetimor se plagosjen e ka kryer pas dhunës që i biri ka ushtruar ndaj tij.

Burime nga grupi hetimor kanë pohuar se 83-vjecari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike kur ka kryer plagosjen, gjë e cila ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga i biri.

Kujtojmë se 47-vjeçari, i biri i 83-vjecarit ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka dhunuar babanë e tij, ndërsa nuk dihet dhe as 83-vjeçari nuk është shprehur më tepër nëse dhuna ndaj tij ka qenë e vazhdueshme.

Do të jenë hetimet e thelluara që do të bëjë policia për të zbardhur të gjithë rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë i plagosuri ashtu sikurse është raportuar edhe më herët u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds