29-Nëntori ,festa e clirimit të Shqipërisë,është kremtuar edhe në qytetin e Lushnjës .
Në ceremoninë e zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve,u kryen homazhe nga kryetarja e bashkisë znj.Eriselda Sefa ,deputetët Lindita Buxheli dhe Bujar Cela,kryetarja e Komitetit te veteraneve dega Lushnjë Shqipe Gjoshi,pasardhësit e deshmorëve dhe qytetarë .
Ashtu si cdo vit tjetër edhe këtë vit pavarësisht kushteve atmosferike ata nuk nguruan ta zhvillonin këtë memorial,e të vendosnin kurora dhe buqeta me lule në obeliskun kushtuar dëshmorëve të Lushnjës.
Falenderime dhe mesazhe në nder të të rënëve shprehen kryetarja e bashkisë znj.Eriselda Sefa dhe deputetja znj.Lindita Buxheli.
Në këtë ceremoni përkujtimore , homazhe u kryen edhe nga disa familjarë të dëshmorëve.
Pjesmarrja nga ana e qytetarëve ishte e ulët për shkak të kushteve atmosferike.Pasi dhe shiu me intensitet të lartë bëri që ceremonia të zgjasë vetëm pak minuta.